
Sa dhe si i shpenzuan paratë e buxhetit PDK-ja dhe LDK-ja në tremujorin e dytë 2025?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga buxheti i saj ka shpenzuar gjithsej 263.753.56 euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 230.211.63 euro.
Siç thuhet në këtë njoftim, në pagat e punëtorëve për muajt prill, maj dhe qershor PDK-ja ka paguar 132.647.14 euro, ndërsa për mallra dhe shërbime janë paguar 107.947.34 euro.
E sa u përket shërbimeve të tjera kontraktuese si: shërbime arsimore dhe trajnuese, shtyje jo marketing, kontraktuar e teknike ka shpenzuar mbi 87 mijë euro.

Ndërkaq, LDK-ja ka shpenzuar mbi 94 mijë euro për pagat e punëtorëve, ndërsa për pagesa për shpenzime të marketingut kanë dhënë mbi 48 mijë euro, konkretisht për shpenzime për informim publik.
E sa i përket qirasë, nga LDK-ja për tre muaj janë shpenzuar mbi 27 mijë euro.