KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e dytë, ja sa shpenzoi LVV-ja
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujorin e dytë, ja sa shpenzoi LVV-ja

Aktuale July 18, 2025 - 12:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore (prill, maj qershor 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nga 656.793.36 sa kishin buxhet për tremujorin e dytë të vitit 2025, LVV-ja ka shpenzuar 498.800.63.

Mbi 200 mijë euro LVV-ja ka shpenzuar në mallra dhe shërbime, kurse mbi 9 mijë euro në udhëtime.

Image

LVV-ja gjithashtu ka shpenzuar mbi 65 mijë euro qira, kurse për marketing rreth 32 mijë euro.

Në dreka zyrtare LVV-ja ka shpenzuar 49 mijë euro.

Image

Shpenzimet e plota të deklaruara mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.