
Ushtarët amerikanë e ruajnë Kosovën edhe nga zjarret, Departamenti i Mbrojtjes tregon si e shpëtuan një Manastir
Ushtarët amerikanë po kujdesen ta ndihmojnë Kosovën edhe në luftën kundër zjarreve, që përgjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.
Trupat amerikane nga Garda e Kentuckyt kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë cenuar mes të tjerash edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Bëhet fjalë për Manastirin e Deviçit, i cili ndodhet në Skënderaj. Për këtë ndihmesë të ushtrisë amerikane ka shkruar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në faqen zyrtare në “X”.
“Kur zjarret kërcënuan Manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task-Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejtë, manastiri u ruajt”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.
When wildfires threatened the Devië Monastery in Kosovo, the @kentuckyguard’s Task Force Aviation sprang into action. Thanks to their swift response, the monastery was saved!
— Department of Defense ë (@DeptofDefense) July 17, 2025
Read more below. ëhttps://t.co/tUEyS70soX