Izmaku paralajmëron bisedime me LVV-në për zgjidhje
Foto: Laura Hasani

Izmaku paralajmëron bisedime me LVV-në për zgjidhje

Aktuale July 17, 2025 - 12:30

Xhevahire Izmaku nga Nisma ka thënë se janë të gatshëm për marrëveshje politike me LVV-në, pas 48 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

E pyetur nga gazetarët nëse është “pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt”, derisa Izmaku u përgjigj se “ende jo”.

Ajo ka thënë se sigurisht Fatmir Limaj do të jetë ai që do të bëjë kompromisin dhe do të largohet nga, sipas saj, inatet politike.

“Shpresojmë se këto marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha ajo.