Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën, presim takimet
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën, presim takimet

Aktuale July 17, 2025 - 12:03

Albulena Haxhiu nga LVV-ja ka thënë se kanë vullnet për bashkëpunim me Nismën dhe se presin çfarë epilogu të ketë takimi mes dy krerëve politikë, Albin Kurti e Fatmir Limaj.

“Sa u përket takimeve me Nismën, ne kemi thënë që kemi vullnet për bashkëpunim. Do të ndodhë takimi i Kurtit me Limajn dhe pas përmbylljes së takimeve do të ketë njoftim për opinionin publik. Qëndrimi i LVV-së është i qartë, kemi theksuar që na takon propozimi i kryekuvendarit. Kemi dëgjuar edhe deklaratat nga subjekti i Nismës, por megjithatë duhet të presim për takimin”, ka thënë ajo pas 48 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Së pari, unë nuk e kam karrigen e kryekuvendarit. Jam e propozuar nga LVV-ja që të jem kryetare e Kuvendit, kjo nuk ka ndodhur për faktin që duhen 61 vota. Situata është e tillë që kemi deputetët e opozitës, vijnë në seancë dhe nuk marrin pjesë fare në votim. Pavarësisht që kemi 2 aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese se deputetët duhet të jenë të pranishëm, të votojnë për, kundër apo abstenim”, ka shtuar Haxhiu.

Sot në seancën e 48-të, nga 100 deputetët që ishin në sallë, 51 votuan për, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.