Krasniqi Kurtit: Respektoni vendimin e Gjykatës Supreme
Foto: Laura Hasani

Krasniqi Kurtit: Respektoni vendimin e Gjykatës Supreme

Aktuale July 17, 2025 - 11:51

Pas dështimit të seancës së 48-të konstituive, debatin brenda sallës edhe kësaj here e kanë vazhduar deputetët e partive ish-opozitare.

Me këtë rast deputeti i PDK-së Altin Krasniqi ka folur për vendimin e Gjykatës Supreme, ku theksohet se mbajtja njëkohësisht e postit të ministrit dhe deputetit përbën shkelje.

“PDK-ja i bën thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave që janë njëkohësisht deputetë që ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, deklaroi ai.

Krasniqi kërkoi nga LVV-ja që t’i ndalë sulmet ndaj gjyqësorit.

Ai po ashtu kërkoi nga Prokuroria të jetë vigjilente në zbatim të vendimit të Supremes.