
Vazhdon saga, nuk konstituohet Kuvendi
Aktuale
July 17, 2025 - 11:29
Për herë të 48-të ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në sallë kanë qenë gjithsej 100 deputetë, ku 51 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, vota këto të cilat nuk mjaftuan që t’i hapet rrugë formimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Janë partitë e ish-opozitës, të cilat po e kundërshtojnë këtë formë të votimit.
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës do të mbahet më 19 korrik (e shtunë), me fillim në orën 11:00. /Zëri