Haradinaj: Kurti po e mban me vetëdije peng Kuvendin
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Kurti po e mban me vetëdije peng Kuvendin

Aktuale July 17, 2025 - 11:27

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar para seancës së 48-të konstituive se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përgjegjës për bllokimin e Kuvendit.

“Besoj se me vetëdije zoti Kurti është duke mbajtur këtë situatë peng, sepse nuk shoh arsye tjetër pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat, kur nuk janë numrat,” tha Haradinaj, duke shtuar se AAK ka dhënë një ofertë dhe është e gatshme të votojë nëse ndryshohet emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.