
Dehari ia ndalon fjalimin Qalajt
Aktuale
July 17, 2025 - 11:27
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, nuk ka mundur ta thotë fjalimin e tij, pasi kryesuesi Avni Dehari ia ndaloi mikrofonin.
“PDK-ja është e vetëdijshme që është dashur bukur moti të krijohen dhe të formohen institucionet. Duke e ditur që kanë kaluar më shumë se 80 ditë....”, tha Qalaj, përderisa iu ndërpre fjala nga kryesuesi Dehari, raporton Zeri.info.

“Ju lutem ndaljani mikrofonin, s’ka debat”, tha Dehari.
Qalaj i tha: “Ti s’mundesh me ma ndal fjalën, sepse s’ta lejon Rregullorja”.
Ai vazhdoi me fjalimin e tij, i cili nuk dëgjohej, pasi që Dehari urdhëroi që t’ia ndalë mikrofonin.
Qalaj vazhdoi duke thënë se “nuk mundesh sepse nuk e lejon as Kushtetua”, në anën tjetër dëgjohen deputetët e LVV-së duke thënë: “votoje”. /Zëri
