Quni: Rrethanat janë të njëjta, zgjidhja te qeveria e të gjitha partive
Foto: Laura Hasani

Quni: Rrethanat janë të njëjta, zgjidhja te qeveria e të gjitha partive

Aktuale July 17, 2025 - 11:22

Anton Quni nga LDK-ja pak para nisjes së përpjekjes së 48-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se vazhdojnë me qëndrimet e njëjta.

Në hollin e Kuvendit ai ka thënë se e vetmja zgjidhje është qeveria gjithëpërfshirëse.

“Rrethanat janë të njëjta, prandaj edhe qëndrimi ynë është i njëjtë: një qeveri e përbërë nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në Parlament”, ka thënë ai.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 48-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i seancës konstituive do të fillojë në orën 11:00.