
Haziri: LDK-ja s’do të jetë pjesë e një marrëveshjeje Nismë – Vetëvendosje
Aktuale
July 17, 2025 - 11:21
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së vazhdimit të 48-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përjashtoi mundësinë që LDK-ja mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje, për të cilën pritet të mbahet takim mes kreut të Nismës dhe të Vetëvendosjes.
“Është 26 korriku, data e definuar nga Gjykata Kushtetuese. (Marrëveshja) S’ka të bëjë me LDK-në. Ka Limaj - Kurti me të tjerët”, tha Haziri.