
Pjesëtari i UÇK-së proteston para Kuvendit, paralajmëron grevë urie
Aktuale
July 17, 2025 - 11:11
Lulzim Brokshi, qytetar nga Mitrovica dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestoi sot në heshtje para Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive.
I veshur me uniformën e UÇK-së dhe me pankartë në duar, ai shprehu pakënaqësinë për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke paralajmëruar grevë urie nëse nuk ndërmerren hapa konkretë.
“Shteti nuk ndërtohet me uzurpim, por me bashkim. Votat i kanë marrë nga populli, nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng Kosovën”, deklaroi Brokshi, duke kërkuar formimin e menjëhershëm të institucioneve. /eo