Ish-minatori i “Trepçës” emocionohet para Kuvendit: Formoni Parlamentin, boll i kënaqët serbët

Ish-minatori i “Trepçës” emocionohet para Kuvendit: Formoni Parlamentin, boll i kënaqët serbët

Aktuale July 17, 2025 - 11:01

Një ish-minator nga Mitrovica ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar formimin e shpejtë të Parlamentit.

Ai, në emër të ish-minatorëve të “Trepçës”, theksoi se populli u dha votat përfaqësuesve dhe kërkon që ato të mos keqpërdoren.

“Na keni premtuar dhe na keni borxh. Nuk kemi luftuar që sot të mashtrohemi. Familjet e minatorëve po jetojnë në kushte të vështira, ndërsa ne ende kërkojmë drejtësi”, tha ai mes të tjerash.

Protestuesi shtoi se zvarritja e formimit të institucioneve po i shkon për shtati Serbisë, duke kërkuar nga liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi kombëtare.

“Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit ‘Trepça’, më 17 nëntor të vitit 1988, më 16 nëntor kemi marrë vendim me ardhë në këmbë në Prishtinë për të kërkuar të drejtën tonë. Na janë cenuar të drejtat prej shkaut, na morëm vendim me ardhë kamë për Prishtinë. Këtu janë duke punuar, këtu më kanë burgosur, këtu ku kemi marrë vendim për mu nis për Prishtinë. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë, kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar”, tha ai, raporton EO.

“Kërkesa jonë, këta zotërinj pa dallim partie, iu dhamë votat, iu besuam, po na keqpërdorin. Nana e vajza që na u dhunuan, djem vdiqën. Ai me 52 anëtar shkoi për këtë liri. Shikoni minatorët dhe shikoni si jetojnë familjet e tyre. Kërkesa jonë është që sa më shpejt me u formuar parlamenti, me ec përpara, mos me kënaq serbët. Mjaft na kanë masakruar, me ardh me defiluar nëpër qeveri, por shqiptarë jemi”, shtoi ai.

Image