Me uniformë të UÇK-së proteston para Kuvendit: Të largohen uzurpatorët

Me uniformë të UÇK-së proteston para Kuvendit: Të largohen uzurpatorët

Aktuale July 17, 2025 - 10:53

Një qytetar i Kosovës ka protestuar në heshtje para Kuvendit, pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive.

Image

I veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky qytetar mbante në duar një pankartë ku shkruhej: “Të largohen uzurpatorët për të mundësuar formimin e institucioneve shtetërore, duke nisur me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit e në vazhdim”, raporton EO.

Sot po mbahet seanca e parë që nga vendimi i Gjykatës Supreme, ku dhe u tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij po qëndrojnë ilegalisht në postet qeveritare.

Image

Image