Shtatë kandidatë në garë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme
Foto: Laura Hasani

Shtatë kandidatë në garë për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme

Aktuale July 17, 2025 - 10:33

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar listën me shtatë kandidatë, të cilët janë në garë për tri pozita të gjyqtarit në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Shtatë kandidatët janë:

Faton Ademi

Faton Bajrami

Halide Reka

Nora Ballaca-Dula

Qerim Ademaj

Rafet Haxhaj

Ramush Bardiqi.

Kujtojmë se gjyqtari Qerim Ademaj së fundi ishte anëtar i KGJK-së me mandat deri në janar të vitit 2025, shërben aktualisht si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu, edhe gjyqtarët Ademi, Reka, Bllaca-Dula dhe Haxhaj, mbajnë pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq, Bardiqi dhe Bajrami janë gjyqtarë në Gjykatë Komerciale- Dhomat e Shkallës së Dytë.

KGJK-ja në mbledhjen 347-të të datës 28 maj 2025 kishte shpallur konkurs për tri pozita për gjyqtarë në Gjykatën Supreme, ku dy nga do jenë për Panelin Ankues të Agjencisë Kosovare të Pronës në këtë gjykatë.

Shtatë kandidatët pasi kanë plotësuar kushtet për të kandiduar në këtë konkurs, pritet t’i nënshtrohen intervistave.

Paneli për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për ngritje në detyrë për tre gjyqtarë në Gjykatën Supreme, ka këtë përbërje:

Fejzullah Rexhepi, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës / kryetar i Komisionit;

Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së / anëtar i Komisionit;

Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së / anëtare e Komisionit;

Vilard Bytyqi, anëtar i KGJK-së / anëtar i Komisionit;

Nenad Laziq, gjyqtar në Gjykatën Supreme / anëtar i Komisionit;

Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së / anëtare rezervë e Komisionit;

Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme / anëtar rezervë i Komisionit.

Tashmë Këshilli ka dërguar ftesën për monitorimin e intervistimit të kandidatëve, proces ky që pritet të zhvillohet më 22 korrik 2025, duke theksuar se e mbështetë procesin e ngritjes në detyrë në parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe objektivitetit. /BetimipërDrejtësi