Raportimet për tentim sulmi nga Serbia, Osmani sot mban konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Raportimet për tentim sulmi nga Serbia, Osmani sot mban konferencë për media

Aktuale July 17, 2025 - 10:29

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të mbajë një konferencë për media.

Kjo ngjarje pritet të nisë me fillim nga ora 16:30, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Konferenca pritet të mbahet në Kabinetin e shefes së shtetit.

Ditë më parë nga Presidenca kanë deklaruar se Osmani do të mbajë konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë në lidhje me raportimet se Kosova ishte cak i tentim sulmit nga ana e Serbisë.