
S’ka fluks të pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Aktuale
July 17, 2025 - 08:19
Mërgimtarët këtë mëngjes të së enjtes nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pritjet më të gjata vijojnë deri në 10 minuta në pikat kufitare Kullë dhe Dheu i Bardhë.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare pritjet më të gjata shkojnë deri në pesë minuta.
KËTU mund t’i shikoni përditësimet e QKMK-së rreth gjendjes nëpër pikat kufitare. /Zëri
