
Bien temperaturat, sot riga shiu e shkarkime rrufesh në disa zona
Aktuale
July 17, 2025 - 07:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona.
Po ashtu, IHMK-ja bën të ditur se sot temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të luhaten ndërmjet 26 deri në 29 gradë Celsius. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
