Sogojeva: Marrëveshja ndërinstitucionale synon mbrojtjen e të dhënave personale pa prekur lirinë e informimit

Sogojeva: Marrëveshja ndërinstitucionale synon mbrojtjen e të dhënave personale pa prekur lirinë e informimit

Aktuale July 16, 2025 - 17:19

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kanë nënshkruar një marrëveshje ndërinstitucionale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Kjo marrëveshje synon mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve gjatë procesit të raportimit medial, duke siguruar që liria e informimit të mos dëmtohet.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke deklaruar se ky është një angazhim për të përmbushur obligimet ligjore dhe për të rritur ndërgjegjësimin e gazetarëve për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.

Ajo në Dukagjin, shtoi se kjo iniciativë gjithashtu synon bashkëpunimin me organet tjera që rregullojnë mediat, si Këshilli i Mediave të Shkruara dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

“Qëllimin e kemi që gjatë raportimeve të mos bëhet dëmi tek integriteti personal i qytetarëve tanë, pra të bëhet mbrojtja e të dhënave ashtu siç kërkohet”, ka deklaruar Sogojeva.