
Ndërhyrjet politike në gjyqësor, Rohde: Më e pakta që i duhet vendit në këtë situatë
Aktuale
July 16, 2025 - 15:36
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mbështetur qëndrimin e ambasadorit të BE-së, Aivo Orav, rreth reagimeve të Qeverisë në detyrë pas vendimit të Gjykatës Supreme për arkat fiskale.
Rohde deklaroi se sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme.
“Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, shkruan diplomati gjerman në Kosovë.