
Xhevahire Izmaku pas vendimit të Speciales: UÇK-ja nuk ishte krim, drejtësia ndërkombëtare ishte besim
Aktuale
July 16, 2025 - 13:45
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Izmaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare të shfaq kredibilitet tani ose kurrë, raporton Zeri.info.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte krim – ishte zgjimi i ndërgjegjes kolektive kundër një regjimi që donte të na zhdukte. Luftëtarët tanë nuk kërkuan pushtet, por liri për ne dhe brezat pas nesh. Dhe kjo liri nuk ka nevojë të justifikohet – ajo është vetë legjitimiteti i saj. Drejtësia ndërkombëtare ishte besim, le ta shfaq atë kredibilitet tani ose kurrë!”, ka shkruar Izmaku.