
Gjykatësi Charles Smith: Nuk bie poshtë asnjë prej akuzave
Gjykata Speciale ka vendosur të rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kishte kërkuar rrëzimin e akuzave lidhur periudhën e aktakuzës.
Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit 1998.
Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akuzat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave.
Sipas vendimit, nëse kërkesa do të aprovohej, do të shkaktonte fragmentarizmin e rastit.
“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.
“Në mocionin e vet mbrojtja bën parashtrime të gjata lidhur me atë që mendon se është autoritet i trupit gjykues, që të rrëzojë jo vetëm pika, por edhe elemente të pikave të aktakuzës, dhe mbështetet në interpretime të gjyqtarëve të procedurës paraprake. Mbrojtja parashtron se trupi gjykues do të kishte autoritetin që të rrëzojë krimet e luftës që thuhet se janë kryer jashtë periudhës që pretendohet të ketë pasur konflikt. Prokuroria kundërshton pretendimet e mbrojtjes, dhe thotë se duhet të bëhet vlerësim pikë pas pike”, tha ai më tutje, shkruan Nacionale.
“Trupi gjykues vëren se as ligji dhe as rregullorja nuk përmendin pikat, por akuzat, megjithëse Prokuroria ka përmendur pikat. Rregulli 130 lejon mbrojtjes të kërkojë që trupi gjykues të rrëzojë çdo, disa, ose disa pika të aktakuzës. Sa i takon thelbit të kundërshtimit, trupi gjykues vëren se incidentet dhe akuzat në kohën e caktuar, nuk janë akuza, ato janë fakte materiale që kanë të bëjnë me akuza. Ajo që kundërshton mbrojtja nuk është akuzë, por pjesë e akuzës në formën e materialeve, fakteve. Mbrojtja parashtron se ka autoritet lidhur me interpretimin dhe pikat ku sipas mbrojtjes, akuzat të para në raport me të gjitha pikat janë rrëzuar nga trupet gjykuese, megjithatë dëshiroj të theksoj se ato janë vendime në versionin e vjetër”, tha ai.
Gjyqtari theksoi se nëse mocioni do të pranohej, do ta fragmentarizonte çështjen.
“Trupi gjykues konstaton që këto çështje nuk mbështesin kundërshtimin e mbrojtjes. Po ashtu trupi gjykues nuk ka gjetur asnjë dokument autoritativ që mbështeten një qasje të tillë. Nëse do të pranohej kërkesa e mbrojtjes, do të çonte në fragmentarizmin e çështjes. Megjithatë, sikurse vërehet dhe sikur është përshkruar, rregulla 130 është synuar dhe interpretuar në mënyrë të vazhdueshme se kërkon rishikim të provave, dhe jo çdo fakt material. Trupi gjykues vëren se një interpretim i ngjashëm, i tillë, zbatohet me rregullën 163. Trupi gjykues referohet aktgjykimit në rastin Gucati dhe Haradinaj. Secila, dhe të gjitha incidentet përkatëse që gjithashtu janë akuza në kuadrin e krimeve kundër njerëzimit, të cilat ndryshe nga krimet e luftës, nuk marrin parasysh ekzistencën e konfliktit në kohën përkatëse, për rrjedhojë edhe nëse do të konsideronte në themelësi, dhe kundërshtimet e mbrojtjes vlerësohen të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë pre pikave të aktakuzës. Ato në vetvete nuk krijojnë bazë ligjore të pavarur”, tha ai.
“Bazuar në sa më sipër trupi gjykues nuk është bindur se ai ka autoritet për të rrëzuar pjesë të akuzave, ose materialeve pjesë të aktakuzës. Mbi këtë bazë trupi gjykues rrëzon mocionin në tërësinë e vetë, nuk shkon në themelësinë e argumenteve për periudhën sa i takon konfliktit të armatosur”, tha ai.