
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Trupi gjykues i Themelores i Dhomave të Specializuara e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t'i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
Gjykata Speciale ka vendosur të rrëzohet mocioni i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së, duke lënë në fuqi të gjitha akuzat.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kishte kërkuar rrëzimin e akuzave lidhur periudhën e aktakuzës.
Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit 1998.
Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akuzat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave.
Sipas vendimit, nëse kërkesa do të aprovohej, do të shkaktonte fragmentarizmin e rastit. /eo