
PDK-ja thërret konferencë për media
Aktuale
July 16, 2025 - 08:26
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 14:00, në selinë qendrore të kësaj partie.
Arsyeja s’është bërë e ditur, mirëpo kjo konferencë mund të ketë lidhje me vendimin që sot Gjykata Speciale pritet ta marrë për ish-krerët e UÇK-së.
Pra sot me fillim prej orës 09:00, trupi gjykues në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallë vendimin mbi mocionin e përbashkët të Mbrojtjes që kërkon rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Zëri