
Durmishi: Do të ketë takime dhe pritet marrëveshje me Nismën
Aktuale
July 16, 2025 - 08:01
I pyetur për koalicione e takime të mundura mes Vetëvendosjes dhe partive të tjera, zëvendësministri Hysen Durmishi konfirmoi aludimet se kreu i LVV-së, Albin Kurti, do zhvillojë takim me atë të Nismës, Fatmir Limaj.
“Ka pasur takime dhe pritet të ketë, shpresoj që me pas marrëveshje sa më shpejtë e me u tejkalu kjo situatë. Marrëveshje me Nismën, ne kemi kërku me LDK-në por ata nuk po përgjigjen”, deklaroi ai në Kanal10.
Ndërkaq, i pyetur se a do i jepet posti i kryeparlamentarit Limajt, Durmishi tha se e tëra kjo varet prej negociatave gjatë takimit.