
Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgimin e të dyshuarit për shitblerje narkotikësh
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet S.K., më datë 14.07.2025, rreth orës 20:40, në Gjakovë rr. “Anton Qeta”, pa autorizim shet, shpërndan substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë hetuesit e DHTN, kanë vërejtur të pandehurin tek i cili në një moment afrohet blerësi E.V. dhe në momentin kritik të njëjtit ia jep një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës së parave prej 5 euro, ku më pas tek i pandehuri gjenden dhe sekuestrohen katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, një (1) telefon mobil “Redmi”, një (1) telefon mobil “Samsung Galaxy S 9”, një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro, ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike në formë bari të dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë që së bashku me katër (4) qeset e lartcekura arrijnë peshën prej 21 gram, tetë (8) qese me substancë narkotike me ngjyrë të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 4.05 gram, si dhe një (1) predhë (fishek) i kalibrit 9×19, të gjitha të sekuestruara nga hetuesit policor”.
Komunikata e plotë:
Kërkohet paraburgimi ndaj të pandehurit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gjakovë, 15 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet S.K., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet S.K., më datë 14.07.2025 rreth orës 20:40 në Gjakovë rr. “Anton Qeta”, pa autorizim shet, shpërndan substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë hetuesit e DHTN, kanë vërejtur të pandehurin tek i cili në një moment afrohet blerësi E.V., dhe në momentin kritik të njëjtit ia jep një qese me substancë narkotike në këmbim të shumës së parave prej 5 euro, ku më pas tek i pandehuri gjenden dhe sekuestrohen katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike, një (1) telefon mobil “Redmi”, një (1) telefon mobil “Samsung Galaxy S 9”, një (1) kartëmonedhë në vlerë prej 5 euro, ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë narkotike në formë bari të dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë që së bashku me katër (4) qeset e lartcekura arrijnë peshën prej 21 gram, tetë (8) qese me substancë narkotike me ngjyrë të bardhë të dyshuar për substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 4.05 gramë, si dhe një (1) predhë (fishek) i kalibrit 9×19, të gjitha të sekuestruara nga hetuesit policor.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga Neni 267, par. 2 të KPRK-së.
I pandehuri që nga data 14 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.