
Mbi dy mijë foshnja të lindura në Kosovë gjatë muajit maj
Aktuale
July 15, 2025 - 15:40
Në muajin maj në Kosovë kanë lindur dy mijë e 364 fëmijë.
Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lindur, gjatë këtij muaji kanë lindur 1 mijë e 251 meshkuj dhe 1 mijë e 103 femra.
Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportit të ASK-së, në krahasim me muajin prill të këtij viti ka ngritje të numrit të lindjeve për 12%.