Bajqinovci: Ata të cilët nuk votojnë, e shkelin Kushtetutën

Bajqinovci: Ata të cilët nuk votojnë, e shkelin Kushtetutën

Aktuale July 15, 2025 - 10:35

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se opozita është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës me veprimin e saj për të marrë pjesë në seanca parlamentare pa votuar.

“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë, e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini. Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, tha Bajqinovci.