Anëtari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë - Serbi
Foto: Laura Hasani

Anëtari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan: Po punojmë që Amerika ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë - Serbi

Aktuale July 15, 2025 - 08:47

Gino Mulliqi, anëtar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, tha se përmendja e çështjes Kosovë - Serbi nga presidenti amerikan Donald Trump është një zhvillim pozitiv për shqiptarët.

Ai theksoi se shqiptaro-amerikanët janë angazhuar për të siguruar që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol kyç në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fakti që presidenti Trump ka filluar të flasë për marrëveshjen Kosovë - Serbi dhe ndaljen e konfliktit është një sinjal pozitiv për ne”, tha Mulliqi në Klan Kosova.

Ai shtoi se është e rëndësishme që Amerika të rikthehet në tavolinën e negociatave dhe të marrë përsipër një rol udhëheqës.

“Mendoj që ndoshta Amerika e ka kthyer pak edhe i ka ardhur radha edhe Kosovës që Amerika të marrë rolin primarë, në atë që edhe ne si shqiptaro-amerikanë po punojmë në atë drejtim që Amerika të kthehet në tavolinën Kosovë-Serbi dhe ta marrë rolin primar në negociatat Kosovë - Serbi”, u shpreh ai.