Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale July 15, 2025 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

Po ashtu IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 – 17° C, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 28 e 32° C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi nga 1 deri në 8 m/s. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image