
Shërbimi Korretues pezullon pesë zyrtarë, dyshohen për keqpërdorim të armëve
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare.
Në njoftimin për media të ShKK-së, thuhet se ky vendim është marrë në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa SHKK mbetet e përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave institucionale.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore,” thuhet në njoftim.
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga organet kompetente dhe pritet që institucionet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme sipas ligjit.