Bajrami thotë se Hanrahanin diskutuan për ngërçin politik dhe propozimin për qeveri tranzicionale

Bajrami thotë se Hanrahanin diskutuan për ngërçin politik dhe propozimin për qeveri tranzicionale

Aktuale July 13, 2025 - 19:12

Ndonëse, Lumir Abdixhiku nuk ishte vetë në takim si shef i Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuadër të takimeve që zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, zhvilloi me lider politikë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, propozimin e tij për qeveri kalimtare ia prezantoi e dyta e partisë, që përfaqësoi LDK-në në takim me, Brendan Hanrahan.

Ajo tha se zyrtarit të lartë të DASH-it ia shprehu shqetësimin për krizën institucionale në Kosovë e njëkohësisht i shprehu edhe qëndrimin për nevojën, sipas saj, të një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike.

“Në takim ndava shqetësimin për krizën e thellë institucionale që po e paralizon vendin. Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë. Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami pas takimit në ambasadë me Hanrahan.

Bajrami shtoi se, LDK-ja qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe që i shërbejnë interesit shtetëror.

“Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet”, shkroi Bajrami për diskutimet që pati gjatë takimit.

Tha se LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka treguar se e ka falënderuar për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara, siç thotë, i kanë dhënë Kosovës në kohë të vështira të historisë e tash në forcimin e Kosovës dhe rrugën euroatlantike.