Vetëm nga 5 minuta punë qe katër muaj, buxhetit të Kosovës i shkuan 1 milionë euro për deputetët
Foto: Laura Hasani

Vetëm nga 5 minuta punë qe katër muaj, buxhetit të Kosovës i shkuan 1 milionë euro për deputetët

Aktuale July 13, 2025 - 12:48

Për herë të 46-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kjo pasi që nuk pati vota të mjaftueshme.

Për këto 46 herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, maksimumi i punës që kanë bërë ka qenë vetëm 5 minuta brenda një seance, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, për këto 5 minuta punë, ata tash e katër muaj kanë marrë paga të majme.

Drejtori ekzekutiv i Institutit “Atlas”, Agron Demi, ka publikuar disa statistika rreth pagave të deputetëve të Kosovës.

Sipas këtyre statistikave, buxhetit të Kosovës, deputetët i kanë kushtuar hiç më pak se 1 milion euro.

Demi ka bërë të ditur se paga bazë e një deputeti të Kosovës është 1 mijë e 859 euro, përderisa ka prej tyre që i marrin mbi 2 mijë e 600 euro, kjo rritje vjen në bazë të viteve të shërbimit si deputet.

Demi ka sqaruar se vetëm gjatë muajit maj, për pagat e 103 deputetëve janë shpenzuar 235 mijë euro.

“Paga bazë e një deputeti/eje është 1,859 euro. Kjo pagë rritet në bazë të viteve të shërbimit të deputetit. Për shembull në muajin maj ka deputet që i ka marr mbi 2,600 euro edhe për të hyrat retroaktive. Brenda muajit maj janë shpenzu 235 mije euro për pagat e 103 deputetëve (17 deputetë që vazhdojnë me qenë në Qeveri kanë vendosë me ju përkushtu benefiteve më të majme që ofron ekzekutivi). Tash që po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 badihavgjive. Një seancë po zgjatë rreth 5min mesatarisht, 46 seanca të dështume, deputetët maksimum prej prillit kanë punu 4 orë. E për këto 4 orë i kanë mar deri tash rreth 7 mijë euro”, ka shkruar Demi ndër të tjerash, përcjell “Zëri”.

Postimi i plotë i Demit, pa ndërhyrje:

Paga bazë e një deputeti/eje është 1,859 euro.

Kjo pagë rritet në bazë të viteve të shërbimit të deputetit. Për shembull në muajin maj ka deputet që i ka mar mbi 2,600 euro edhe për të hyrat retroaktive.

Brenda muajit maj janë shpenzu 235 mije euro për pagat e 103 deputetëve (17 deputetë që vazhdojnë me qenë në Qeveri kanë vendosë me ju përkushtu benefiteve më të majme që ofron ekzekutivi).

Tash që po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 badihavgjive.

Një seancë po zgjatë rreth 5min mesatarisht, 46 seanca të dështume, deputetët maksimum prej prillit kanë punu 4 orë. E për këto 4 orë i kanë mar deri tash rreth 7 mijë euro.

Emrat nuk po i qes këtu, ngase të gjithë e dini se kush është deputet/e e kënd e keni votu.

Tash, ti që mer page minimale, e për të njejten kohë je me fat nëse ke punu 12 orë në ditë e i ke mar 1,000 euro, herën tjetër dil e votoi prapë të njejtit. /Zëri

Image