Fejza: Opozitarët me qasje bllokuese e refuzuese

Fejza: Opozitarët me qasje bllokuese e refuzuese

Aktuale July 13, 2025 - 12:31

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka akuzuar partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë për qasje bllokuese dhe shkelje të rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Edhe sot ne ishim prezentë në seancë dhe votuam, por në anën tjetër ata po vazhdojnë me shkeljen e rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e vazhduar debatin pasi po mbyllet seanca”, ka theksuar ajo.

Fejza tutje ka thënë se edhe si Lëvizje Vetëvendosje janë për debat, por për të ndodhur kjo, tha ajo, duhet konstituimi i legjislaturës së nëntë.

“Sigurisht e kuptojmë që duhet të diskutohet, por që të realizohet debati, e që të vazhdojë puna e Kuvendit të Kosovës, fillimisht duhet të konstituohet kuvendi, gjë për të cilën ne kemi pasur një sërë veprimesh të cilat i kemi ndërmarrë në mënyrë që të arrihet deri te ajo pikë. Por kemi hasur në një qasje bllokuese e refuzuese të opozitës, që fatkeqësisht ka vazhduar edhe sot”, ka nënvizuar deputetja e LVV-së. Ajo ka thënë se presin që deputetët e partive tjera të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata.