Murati: Albulena Haxhiu ka mbështetje unanime brenda shumicës, opozita po shkel Kushtetutën
Foto: Laura Hasani

Murati: Albulena Haxhiu ka mbështetje unanime brenda shumicës, opozita po shkel Kushtetutën

Aktuale July 13, 2025 - 12:05

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit është e dakorduar me unanimitet mes Vetëvendosjes, Guxo-s dhe Alternativës, pavarësisht se nuk ka marrë votat e nevojshme në 46 përpjekje.

Ai akuzoi partitë opozitare për shkelje të Kushtetutës, pasi po refuzojnë të marrin pjesë në votimin përmes komisionit për votim të fshehtë.

“Pse vinë nëse nuk votojnë dhe e shkelin Kushtetutën?”, u shpreh Murati, duke theksuar se shumica është e bashkuar pas kandidaturës së Haxhiut.