Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe Vetëvendosjes
Foto: Laura Hasani

Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe Vetëvendosjes

Aktuale July 13, 2025 - 12:02

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka folur pas dështimit të 46-të të seancës konstituive.

Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit.

“Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.

Kadrijaj ftoj deputetët e ish-opozitës të angazhohen drejt kapërcimit të kësaj bllokade të shkaktuar siç tha ajo nga VV-ja.