Demaku: Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik

Demaku: Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik

Aktuale July 13, 2025 - 11:42

Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar LVV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi për shtetin.

Ai shton se gjendja që është vendi sot, është tejet shqetësuese.

“A e shihni se si vinë e shkojnë, sikur ua ka borxh ky vend. Kjo vjen si rezultat kur iu jepet mundësia atyre që në fakt s’kanë asnjë kontribut dhe rrjedhimisht as nuk mbajnë përgjegjësi për shtetin, edhe sot në emër të PDK-së shprehim shqetësimin dhe preokupimin e madh për gjendjen në vend, qytetarët m e shumë të drejtë janë të indinjuar”, tha deputeti.

Ai shton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shndërruar në rrënuesin e vlerave që përfaqësojnë shtetin ligjor e demokratik.

Sot ka dështuar edhe seanca e 46-të konstituive.

Image