Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës nuk e lëshojnë Kuvendin
Foto: Laura Hasani

Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës nuk e lëshojnë Kuvendin

Aktuale July 13, 2025 - 11:38

Pas dështimit të seancës së 46-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetët nga radhët e partive ish- opozitare: PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë qëndruar brenda sallës plenare, duke refuzuar ta lëshojnë atë.

Deputetët ish- opozitarë janë të vendosur të vazhdojnë qëndrimin në sallë si shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi konstituiv dhe bllokimit të punës së Kuvendit.