
Asgjë e re, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Aktuale
July 13, 2025 - 11:30
Për herë të 46-të ka dështuar përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Në sallë kanë qenë gjithsej 82 deputetë, ku 43 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, vota këto të cilat nuk mjaftuan që t’i hapet rrugë formimit të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Janë partitë e ish-opozitës, të cilat po e kundërshtojnë këtë formë të votimit.
Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari, theksoi se vazhdimi i seancës do të mbahet më 15 korrik (e marte), me fillim prej orës 11:00. /Zëri