Deliu-Kodra: LVV-ja i ka marrë peng institucionet
Foto: Laura Hasani

Deliu-Kodra: LVV-ja i ka marrë peng institucionet

Aktuale July 13, 2025 - 11:17

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se duhet të ketë reflektim në mënyrë që të forcohet pozicioni i Kosovës.

Sipas saj, është detyrë e Lëvizjes Vetëvendosje që të mos i barrikadojë qëndrimet, duke theksuar se, Kuvendi duhet të konstituohet në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të Qeverisë.

Deliu-Kodra ka thënë se Vetëvendosja ka marrë peng institucionet e Kosovës.

“Reflektimi duhet të bëhet nga partia që ka marrë numrin më të madh të mandateve. Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje”, tha Deliu-Kodra.