
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu: Situata mbetet e njëjtë nëse nuk ndryshon qëndrimi i opozitës
Aktuale
July 13, 2025 - 10:45
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit të Kosovës varet nga qëndrimi i opozitës.
Ajo theksoi se nëse opozita nuk ndryshon qasjen e saj, atëherë situata do të mbetet e njëjtë si deri më tani.
“Varet nëse opozita ka ndryshuar qëndrimin, natyrisht që mund të ketë ndryshime. Nëse jo, situatën mund ta kemi fatkeqësisht të njëjtë”, tha Haxhiu për mediat para fillimit të përpjekjes së 46-të për konstituimin e Kuvendit./eo