
Osmani takohet me senatorin Kim: Kosova, e bekuar me mbështetjen e fuqishme të Kongresit Amerikan
Aktuale
July 11, 2025 - 14:20
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me senatorin Andy Kim, në Washington D.C.
Osmani ka shkruar se Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan.
“Në Washington D.C. kisha kënaqësinë ta takoj senatorin Andy Kim, për të diskutuar forcimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Amerikës në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, duke përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe inovacionin”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se sot gjatë ditës e para e vendit ka takuar edhe zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. /Zëri