Osmani: Edhe pas tri dekadash, zëri i nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë
Foto:AP

Osmani: Edhe pas tri dekadash, zëri i nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Aktuale July 11, 2025 - 11:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar gjenocidin në Srebrenicë.

Osmani shkruan se edhe pas tri dekadash zëri i nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë dhe se Kosova qëndron përkrah tyre.

Shkrimi i plotë:

30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid. 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit.

Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë.

Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi.

Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë!