Bllokohet rruga Shkup – Han i Elezit si pasojë e zjarreve

Bllokohet rruga Shkup – Han i Elezit si pasojë e zjarreve

Aktuale July 09, 2025 - 14:43

Rruga Shkup – Han i Elezit është bllokuar të mërkurën si pasojë e zjarreve, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Urgjent.

Sipas njoftimit, zjarri është në afërsi të tunelit në Maqedoni.

“Ju informojmëse duke u bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV-së, rruga Shkup Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.