Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës, shkak fluksi i qytetarëve nga diaspora
Aktuale
July 07, 2025 - 10:53
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zgjatet orari i punës gjatë verës.
Kjo është bërë për shkak të fluksit të shumtë të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, raporton Zeri.info.
Orarri i ri i punës do të jetë, nga ora 08:00 deri në 17:00.
Ky orar përfshin këto sportele:
Komuna e Vjetër
• Qendra për Shërbime me Qytetarë
• Gjendja Civile
• Komuna e Re
• Qendra për Shërbime me Qytetarë
• Gjendja Civile
• Bashkësia Lokale - Lagjja e Muhaxherëve
“Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t'ju shërbyer më mirë e për ti përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim. /Zëri