Shukri Buja, kandidati i PDK-së për Lipjanin

Shukri Buja, kandidati i PDK-së për Lipjanin

Aktuale July 01, 2025 - 19:17

Partia Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur si kandidat për komunën e Lipjanit, Shukri Buja.

Nga PDK-ja thonë se Buja është kandidat që do të sjellë ndryshim në komunën e Lipjanit, raporton Zeri.info.

“Sot, në një takim me Kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, u zyrtarizova si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për besimin dhe përkrahjen nga Kryetari z. Memli Krasniqi, strukturat e Degës së PDK-së në Lipjan, antarësia e PDK-së, si dhe nga të gjithë qytetarët që më kanë dhënë motivin dhe kurajën për të marrë këtë përgjegjësi”, shkroi Buja në një postim në Facebook. /Zëri