Haradinaj: Gjykata e Hagës krijon dëshmitarë si t’i konvenojë

Haradinaj: Gjykata e Hagës krijon dëshmitarë si t’i konvenojë

Aktuale June 27, 2025 - 10:29

Ish-gjenerali Nasim Haradinaj, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai theksoi se kjo gjykatë po vepron duke krijuar dëshmitarë që u konvenojnë interesave të saj, njofton Klankosova.

“Kjo gjykatë ka treguar se ka marrë një drejtim, një orientim dhe në çdo kohë krijon dëshmitarë që i konvenojnë, qofshin me ushtrime presioni ose me mënyra të tjera”, tha Haradinaj.