Në Shqipëri dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore

Në Shqipëri dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore

Aktuale June 12, 2025 - 18:25

Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore.

Top Channel shkruan se provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25,743 maturantë.

Nga provimi doli se 399 maturantë kanë marrë notën katër, duke mos e kaluar pragun, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale dhjetë, duke rezultuar ekselentë.

Sipas “Portali studentor”, kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8.