Nga Osaka drejt Tokios me tren, Vjosa Osmani gati për takime bilaterale

Nga Osaka drejt Tokios me tren, Vjosa Osmani gati për takime bilaterale

Aktuale June 12, 2025 - 14:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur nga Osaka drejt Tokios me tren për takime të rëndësishme.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ndau një video brenda trenit, Osmani tha se në Tokio do të takohet me perandorin e Japonisë, kryeministrin e këtij shteti, biznese dhe organizata të tjera.

“Rrugës në tren për në Tokio nga Osaka, ku Republika e Kosovës kishte një ditë të suksesshme të prezantimit të saj EXPO 2025. Tani në Tokio kemi agjendë të ngjeshur me takime bilaterale me perandorin e Japonisë, po ashtu kryeministrin e Japonisë, me biznese dhe organizata të tjera. Kemi raporte të fuqishme, të cilat shpresojmë që do të thellohen edhe më tej”, tha Osmani.