Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet

Aktuale June 04, 2025 - 21:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se deputeti Bekë Berisha do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë në T7, Haradinaj tha se Berisha është një politikan me përvojë dhe njohës i mirë i realitetit të kryeqytetit, duke theksuar se ai jeton në Prishtinë që nga paslufta.“E kemi identifikuar kolegun tonë Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës me shumë mandate, për kandidat për Prishtinë. Jeton në Prishtinë që nga paslufta, është mjaft i integruar dhe i njeh specifikat e qytetit,” deklaroi Haradinaj.

Ai e përshkroi Berishën si një person të arsimuar dhe të aftë, ndonëse sipas tij ai nuk e ekspozon gjithmonë anën e tij intelektuale.“Beka është mjaft i ngritur, inteligjent e intelektual, por nuk e ekspozon,” shtoi kreu i AAK-së.